Bejta tregon investimet kapitale për Vushtrrinë në buxhetin e miratuar për 2024

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nasuf Bejta, ka renditur disa nga projektet që do të mbështeten financiarisht nga Qeveria Kurti përmes buxhetit të miratuar për vitin 2024.

 

Ndër të tjera Bejta ka treguar disa nga investimet kapitale për buxhetin e vitit 2024 duke përfshirë investime kapitale si ai i zgjerimit të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, për të cilën janë ndarë 2.5 milion euro, pastaj asfaltimi i rrugës Drenica për të cilën për 2024 dhe 2025 janë zotuar 650 mijë euro.

 

Postimi i plotë.

 

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, unë si deputet i këtij qyteti, ndjej obligim të bëj një sqarim për të gjithë ju.

Dje kemi votuar buxhetin për vitin 2024 i cili do të shpenzohet për nevoja të qytetarëve të Kosovës. Akterë të ndryshëm politikë kanë hedhur akuza e informata të pabaza.

Dua t’iu informojë se në buxhetin që dje është miratuar janë një numër i konsiderueshëm i investimeve kapitale si në vijim:

1. Qeveria ka ndarë buxhet për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë në shumën prej 2.5 milion euro.

2. Është ndarë buxhet për rehabilitimin e rrugës rajonale që kap zonën e fshatrave Nadakoc-Ceceli, shuma e ndarë nga buxheti i Kosovës është 300 mijë euro.

3. Tutje do të bëhet rehabilitimi i rrugës rajonale Vushtrri-Skënderaj për të cilën janë ndarë 300 mijë euro.

4. Asfaltimi i rrugës “Drenica” për të cilën për vitin 2024 dhe 2025 janë të zotuara 650 mijë euro.

5. Qeveria ka ndarë 700 mijë euro për ndërtimin e rrugës magjistrale Nadakoc-Vushtrri-Smrekonicë.

6. Gjatë vitit të ardhshëm do të bëhet ndërtimi i segmentit rrugor Pestovë-Druar, investim ky i cili kap shumën prej 100 mijë euro.

7. Do të bëhet rregullimi i shtratit të lumit Sitnica, për të cilin janë ndarë 200 mijë euro.

8. Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për restaurimin e “Urës së Gurit” e cila është urë mesjetare.

9. Do të bëhet ndërtimi i sallës së sportit në Vushtrri për të cilën qeveria ka ndarë 150 mijë euro.

Këto janë disa nga projektet të cilat padyshim se do të ndihmojnë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Vushtrrisë, projekte këto të cilat ka vite që qyteti prej të cilit unë vij e ka ndjerë nevojën që t’i implementojë.

Qeveria gjithashtu ka ndarë edhe 350 mijë euro shtesë për qytetin e Vushtrrisë.

Unë do të jem gjithmonë zëri i kërkesave të të gjithë qytetarëve.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *