Ali Ahmeti në Gllogjan: Liria sot e ka emrin Nasim, e neser Hashim e Kadri, Jakup e Rexhë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e ka vizituar sot në Gllogjan Nasim Haradinajn i cili të enjten është liruar nga Gjykata Speciale në Hagë, shkruan KosovaLajm.

Ahmeti tha liria sot e ka emrin Nasim teksa tha se pret lirimin edhe të burgosurve tjerë që po mbahen në Hagë.

“U riktheva në Gllogjan për tu çmallur me shokun dhe bashkëluftëtarin e liruar nga Haga, Nasim Haradinajn. Padrejtësia ndaj luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe betejës për jetë, liri dhe demokraci të popullit të Kosovës po zgjat tashmë dy dekada e gjysëm si asnjë rast tjetër. Rruga jonë për liri ishte e vështirë dhe e gjatë, ndërsa konfirmimi i drejtësisë së përpjekjeve tona, pas të cilave u reshtua edhe NATO, Brukseli dhe Uashingtoni, akoma vazhdon. Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe luftëtarët tjerë të lirisë janë ndërgjegja jonë kolektive si popull dhe beteja e tyre për drejtësi është vazhdimësi e luftës tonë për liri. Liria sot e ka emrin Nasim, e nesër Hashim e Kadri, Jakup e Rexhë, ndërsa përgjithmonë në historinë tonë, liria do ta ketë emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. /KosovaLajm/

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *