Lirohet për qarkullim rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është liruar për qarkullim rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë.

Kjo rrugë ishte bllokuar si pasojë e e të reshurave të shumta të shiut dhe grumbullimit të ujit.

Ju njoftojmë se si pasojë e të reshurave të shumta të shiut dhe grumbullimit të ujit,  rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë, nga fshati Muhovc, e deri në afërsi të fshatit Babush të Ferizajt, drejtimi i Prishtinës është vështirësuar për qarkullim të automjeteve, ndërsa në disa vende është bërë e pakalueshme”.

“Lusim qytetarët, shoferët e automjeteve që të kenë në komunikacionim rrugor në këtë relacion, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit në raport me kushtet e rrugës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *