Këto katër fruta ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut

Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni rrit rrezikun e problemeve serioze shëndetësore si sulmet në zemër dhe ato në tru. Prandaj, është e nevojshme të kujdesemi për presionin e gjakut dhe një dietë e shëndetshme mund të na ndihmojë ta ulim atë.

Kardiologu David Sabgir tha për Eating Well se katër fruta janë veçanërisht efektive në kontrollin e presionit të gjakut. Vetitë e tyre ushqyese i bëjnë ato të shkëlqyeshme për stabilizimin ose uljen e hipertensionit.

Bananet

Të pasura me lëndë ushqyese të shëndetshme për zemrën si kaliumi, bananet ndihmojnë në menaxhimin e hipertensionit.

Sabgir thase : “Kaliumi njihet për aftësinë e tij për të reduktuar efektet e natriumit në trup dhe për të lehtësuar tensionin në enët e gjakut”.

Ky mineral i rëndësishëm luan një rol në sasinë e lëngjeve të depozituara në trup. Nëse trupi mban shumë ujë, do të ketë më shumë lëngje në gjak, gjë që rrit presionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në largimin e këtij lëngu të tepërt, transmeton KosovaLajm.net .

Avokado

Ashtu si bananet, avokadot janë të pasura me kalium. Mjeku thekson: “Një dietë e pasur me kalium ndihmon në zbutjen e efekteve të dëmshme të natriumit në presionin e gjakut”.

Përveç kësaj, ky ushqim kremoz përmban edhe fibra dietike dhe yndyrna të pangopura, nga të cilat mund të përfitojë gjithashtu shëndeti kardiovaskular.

Frutat me kokrra të kuqe

Pavarësisht nëse e shtoni te kosi ose e hani vetëm, frutat si mjedra, boronicat dhe manaferrat mund të ndihmojnë në menaxhimin e presionit të lartë të gjakut, transmeton KosovaLajm.net .

Manaferrat përmbajnë antioksidantë, duke përfshirë antocianin, të cilat studimet sugjerojnë se mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut”, tha Dr Sabgir.

Një studim i botuar në revistën Molecular Nutrition & Food Research zbuloi një lidhje midis marrjes më të lartë të anthocyaninës dhe një rreziku më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Kivi

Mjeku shpjegoi se fruti jeshil është një burim i mirë i vitaminës C dhe mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut tek njerëzit me “hipertension primar”.

“Kërkimet e fundit kanë zbuluar se një porcion i përditshëm me kivi mund të ulë presionin sistolik të gjakut”, pohon ky mjek, duke iu referuar hulumtimit të botuar në revistën Nutrients. Ai vëren se kivi gjithashtu përmban kalium, i cili mund të kontribuojë në këtë efekt.

 

Check Also

Sa kohë vërtet i nevojitet trupit që të hyjë në ketozë – gjendje në të cilën trupi fillon të shkrijë dhjamin

Njëra ndër dietat më të popullarizuara këto ditë është keto-dieta e njohur për marrjen e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *