Shiu e bën të pakalueshme një pjesë të rrugës magjistrale Ferizaj-Prishtinë (FOTO)

Policia në Ferizaj njofton qytetarët se si pasojë e të reshurave të shumta të shiut dhe grumbullimit të ujit, rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë, nga fshati Muhovc (afër pikës së karburantit “Euromiti”) e deri në afërsi të fshatit Babush të Ferizajt – drejtimi i Prishtinës, është vështirësuar për qarkullim të automjeteve, ndërsa në disa vende është bërë e pakalueshme.

Luten shoferët e automjeteve që të përdorin rrugët alternative, autostradën “Arbën Xhaferi” apo rrugët tjera përmes qytetit të Lipjanit dhe Shtimes, në mënyrë që t’i shmangen ndonjë bllokimi të tyre, deri në lirimin e plotë të rrugës.

Ndryshe, bëhet e ditur se policia rajonale e Ferizajt është në të dyja anët e rrugës magjistrale Ferizaj-Prishtinë dhe po orienton komunikacionin dhe se për gjendjen e krijuar në këtë relacion janë njoftuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes kompania për mirëmbajtjen e rrugëve dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës të komunës së Ferizajt, ndërsa është njoftuar edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *