Restoranti ku darkuan Liridona e Naimi para vrasjes “vendtakim i agjentëve të BIA”, çfarë po aludon këshilltari i Pacollit?

Më 29 nëntor ishte vrarë Liridona Ademaj dhe i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së saj është Naim Murseli, bashkëshorti i Ademajt që po mbahet në paraburgim teksa hetimet po vazhdojnë.

Nga hetimet ka rezultuar që Liridona Ademaj dhe Naim Murselaj bashkë me fëmijët e tyre kishin në një restorant në Graçanicë. Në të njëjtin ambient ka ngrën darkë edhe Granit Plava që dyshohet se ka ekzekutuar Liridonën në periferi të Prishtinës pasi kishin dalë nga restoranti.

Detaje të reja për vrasjen e Liridona Ademajt: Granit Plava sillej në obor…
Në lidhje me këtë restorant ka shkruar Jetlir Zyberaj, bashkëpunëtor i presidentit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i cili Naim Murselajt i është referuar si monstrum.

Zyberaj përmes një postimi në Facebook të martën ka thënë se restoranti në fjalë me pronar serb është vendtakim i shqiptarëve me agjentë të shërbimit sekret serb (BIA).

Ai nuk ka treguar saktësisht se në çfarë është duke aluduar.

”Restoranti “Etno Kuca” ose qysh njihet ne qytet “Te Bata” ne Graqanicë me pronar nje serb, nuk paska qene vetem darka e fundit e nje monstrumi qe dyshohet se planifikoi vrasjen e gruas se vet gjysem ore pas darkes. Qenka vendtakimi i lloj lloj muti(ndjese per shprehjen)te Prishtines me agjente te BIA-s serbe. Ky eshte alarm i madh per institucionet e sigurisë”, ka shkruar Zyberaj. /Gazeta Express

 

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *