Koci: Serbia e thotë hapur se nuk i intereson asgjë nga marrëveshja e Ohrit (VIDEO)

Gazetari Melazim Koci, ka thënë që Serbia po e thotë hapur që nuk i intereson asgjë me të cilën është pajtuar në Marrëveshjen e Ohrit.

“Nuk ka shtyllë që nuk është goditur, dhe nuk është vetëm propaganda ajo çfarë ka dorëzuar Ana Bërnabiq, sepse nuk është ajo deklaratë publike para gazetarëve, është dokument zyrtar me qëndrime të Serbisë ku, siç e keni parë, mohohet pavarësia e Kosovës, nuk njihet integriteti territorial i Kosovës, nuk njihet Marrëveshja e Ohrit, thuhet se nuk do të bëjnë njohjen as de facto as de jure”, ka thënë Koci në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Dhe nëse tani kemi ardhur në situatën që Serbia botërisht të dërgojë dokument me të cilin e thotë hapur që nuk i intereson asgjë nga Marrëveshja e Ohrit, praktikisht atyre u intereson vetëm Asociacioni”.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *