25 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 40 luftëtarëve të UÇK-së

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

25 vite më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 luftëtarët e UÇK-së deri sa sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e ftohtë të dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së 8 ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve.

Më 21 dhjetor të vitit 1998, dëshmorët e UÇK-së të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar u varrosën në Polac të Drenicës me nderime larta ushtarake.

 

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *