Komandanti i KFOR-it viziton Leposaviqin, thotë se janë të gatshëm të trajtojnë çdo situatë sigurie

Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Leposaviqit ku është takuar me komandantin e bazës “Nothing Hill” dhe me personelin që patrullonte përgjatë vijës kufitare Kosovë-Serbi.

Po ashtu, Ulutash vizitoi edhe kishën ortodokse Shën Vasilije Ostroski ku u prit nga At Milutin Popadiq.

Gjatë takimit, komandanti tha se “KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm dhe të paanshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”.

Ai shtoi se KFOR-i është “i gatshëm të trajtojë çdo situatë që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe vazhdon të ofrojë kornizën e nevojshme të sigurisë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara”./KosovaLajm.net

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *