Disa kartëmonedha të vjetra do dalin nga qarkullimi, Banka njofton afatin kur skadojnë…

Banka e Shqipërisë ka njoftuar ditën e sotme se fundi i vitit 2023 do të shënojë edhe afatin e fundit për këmbimin e disa kartëmonedhave të vjetra që ende qarkullojnë.

 

Mbështetur në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr.17, datë 13.2.2013 “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, Banka e Shqipërisë njofton se data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor si më poshtë:

 

》100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;

 

》100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;

 

》200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;

 

》500 Lekë, emetim i viteve 1991, 1992, 1993, 1996, 1997, imazhi i vajzës me lule dielli;

 

》500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit;

 

》1000 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1995, 1996, imazhi i Skënderbeut.

 

Kartëmonedhat e mësipërme mund të vazhdojnë të këmbehen deri më datë 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *