Java nis me një aksident të rëndë, përfshihen disa vetura, kamionë e një furgon

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm mbi urën e autostradës në Fushë Kosovë.

Në këtë aksident janë përfshirë disa makina, kamionë dhe një furgon

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, në të cilin janë përfshirë 14 automjete dhe janë lënduar disa persona.

Këtë për KosovaLajm. e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, sipas informatave fillestare është shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksdentit raportohet edhe per persona të lënduar”.

“Kjo rrugë është e bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për t’u marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar. Apelojmë për kujdes gjatë vozitjes në këtë kohë me ngrica dhe mjegull, për të shmangur rastet e tilla”, thuhet tutje në konfirmim.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *