I ngujuar nga 29 maji, Reuters brenda dhomës ku fle Lulzim Hetemi

Gazeta prestigjioze, Reuters, i ka kushtuar një artikull Lulzim Hetemit- kryetarit të Leposaviqit që është ngujuar në zyrën e tij që nga 29 maji.

Një nga fotografitë tregon edhe vendin se ku fle Hetemi.

Aty shihet dy shtretër, derisa njëri është i rregulluar për të fjetur.

Gjithashtu shihen disa rroba të varura në mur, teksa nuk shihet ndonjë dollap.

“Më vonë ai gjeti një shtrat për të zëvendësuar karriget dhe fle në një dhomë ngjitur me zyrën e tij, ku takohet me të dërguar ndërkombëtarë dhe zyrtarë të NATO-s, të cilët po përpiqen të parandalojnë çdo dhunë dhe të gjejnë një zgjidhje për zgjedhje të reja”, thuhet ndër të tjerash në artikullin e Reuters.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *