Hapet sërish konkursi për kryeshef të Trepçës

Bordi i Përkohshëm i Ndërmarrjes Publike “Trepça” ka njoftuar sërish për konkursin e pozitës së kryeshefit ekzekutiv.

Që nga një kohë e gjatë, kjo ndërmarrje e rëndësishme në Kosovë ka qëndruar pa një kryeshef ekzekutiv me një mandat të plotë, shkruan KosovaLajm

Konkursi u shpall dje dhe do të qëndrojë i hapur për 15 ditë, ndërsa mandati i kryeshefit do të zgjasë për tre vite.

“Kandidatët për këtë vend pune duhet të jenë persona me integritet, të cilët plotësojnë kushtet e kualifikimit, kriteret e pavarësisë, duhet të kenë përvojë të nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar dhe kushtet tjera të kërkuara me dispozitat e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ligjit Nr. 05/L-120 për Trepçën, Statutin e Trepça Sh.A”, thuhet në konkursin e publikuar në ueb faqen zyrtare të ndërmarrjes.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *