Vuçiq: Jam i kënaqur me arritjen e ujdisë së KEDS-it dhe Elektrosever

KEDS dhe Elektrosever kanë nënshkruar kontratën për normalizimin e shpërndarjes dhe të furnizimit me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës.

Në lidhje me këtë ujdi të arritur ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është shprehur i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje, e cila sipas tij, do të shmangë që qytetarët në komunat veriore të mbesin pa energji.

“Ende jemi duke shikuar detajet, do të vijojë nënshkrimi i kontratës me popullatën, siç e dini rrymën e kanë paguar vetëm 11 për qind e veriut, jam i kënaqur që KEDS dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje dhe kështu shmanget çdo mundësi që popullata në veri të jenë pa energji elektrike”, tha Vuçiq.

Ai nënvizoi se kjo është gjëja më e rëndësishme.

Këtë marrëveshje e ka mirëpritur edhe Bashkimi Evropian, duke e quajtur si një hap të rëndësishëm për zbatimin e plotë të udhërrëfyesin për energjinë.

Ndërkohë, sipas KEDS-it kjo marrëveshje ka për qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *