Vdes polici i Kosovës gjatë ndërrimit të punës në Jarinje

Polici Rexhep Sejdiu ka vdekur sot teksa shërbente në pikën kufitare në Jarinje.

“KosovaLajm” merr vesh se Sejdiu ka ndërruar jetë në vendin e punës në Jarinje, gjatë kohës që ishte në ndërrimin e natës.

Rastin e kanë konfirmuar familjarët për “KosovaLajm”, duke treguar se varrimi do të bëhet nesër.
Gazeta ka kontaktuar edhe zëvendësdrejtorin e Policisë në Veri, Veton Elshanin, i cili ka konfirmuar rastin.

Ai thotë se polici Sejdiu ishte duke shërbyer në Jarinje dhe gjatë ndërrimit të natës ka ndërruar jetë. Sipas tij, kolegët e kishin gjetur pa shenja jete disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar.

“Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinje. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, tha Elshani për “KosovaLajm”.

Mësohet se trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe varrimi pritet të bëhet nesër.

Nga ç’është mësuar nga familjarët, vdekja ka qenë natyrore.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *