Po vjen era zgjedhje, kryeministri Kurti shkon në Gjermani dhe takon mërgimtarët

Kryeministri Albin Kurti bashkë me nënkryetaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Mrika Limani Myrtaj, ministrin, Hajrulla Çeku, dhe kryetarin e Qendrës së Lëvizjes në Gjermani, Fahri Beqa, zhvilluan sot një takim me bashkatdhetarët në Berlin të Gjermanisë.

“Në këtë takim të përzemërt u diskutua për situatën politike në Kosovë, zhvillimet e fundit, si dhe u prezantuan të arriturat përgjatë këtyre dy vjet e nëntë muajve në qeverisje”.

“Krahas miratimit të ligjit që ua mundëson bashkatdhetarëve votimin nëpër ambasada të Republikës tonë, kyçjes së të rinjve nga mërgata në Programin për Diplomaci, dhe investimeve që bashkatdhetarët kanë bërë në Kosovë, në këtë takim u fol edhe për rëndësinë e investimeve në sektorin e energjisë së ripërtrishme tash që është hapur ankadi”, tregon se çka Kurti bisedoi me diasporën, njoftimi i LVV-së në Facebook.

“Mërgata jonë vazhdon të jetë motor qendror për zhvilimin ekonomik dhe demokratik të Republikës tonë”.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *