Ka përfunduar afati për komunat e Kosovës në lidhje me vendimin mbi Ligjin për tatimin në pronë, që mundëson faljen e borxhit të qytetarëve deri në 100 euro.
Të fundit në listën që kanë vendosur pro faljes ishin Podujeva dhe Vitia.
E para vendosi që të falë nga 100 euro për qytetarët e vet, kurse e dyta deri në 50 euro.
Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.
Ai u shpreh se janë 23 komuna që nuk kanë marrë fare vendim në lidhje me këtë çështje.
Sipas tij, shumica prej këtyre komunave nuk e kanë shqyrtuar këtë çështje, ndërkaq disa nuk e kanë përkrahur një gjë të tillë.