Armend Muja: Strukturat kriminale në veri u goditën rëndë

Armend Muja, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka folur për situatën në veri të Kosovës.

Ai të enjten, ka thënë se krahas sovranitetit në veri janë goditur edhe strukturat kriminale.

Muja ka thënë se këto struktura terrorizonin edhe jetën politike të komunitetit serb, përpos asaj që bënin spatrim etnik kundër shqiptarëve.

“Krahas shtrirjes së sovranitetit atje, janë goditur kogja keq strukturat kriminale që kanë qenë përgjegjëse edhe për terrorizmin e jetës politike atje mesin e komunitetit serb, por edhe spatrimin etnik të shqiptarëve që nga paslufta”.

“Siç e dini Kurti e ka bërë të ditur që Kosova i ka krijuar të gjitha parakushtet në koordinim me faktorin ndërkombëtar që të mbahen zgjedhjet e 23 prillit, mjerisht nuk pati pjesëmarrje të duhur për shkak të sabotimit të Serbisë Listës Serbe”, ka thënë Muja në T7.

Muja po ashtu tha s’e nuk e ka parë draftin për Asociacionin të komunave me shumicë serbe të Bashkimit Evropian që kryeministrit të Kosovës Albin Kurti iu soll në tavolinë gjatë tetorit të këtij viti.

Muja ka thënë se ka parë shumë drafte që kanë qarkulluar, por thotë se nuk e dijë atë zyrtar të Bashkimit Evropian.

Madje ai edhe për drafin e publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, thotë se nuk e dijë nëse është zyrtar.

”Unë kam parë shumë drafte që kanë qarkullu, çfarë është e vërteta unë nuk e kam parë draftin, po them drejtpërdrejtë. Nuk e di nëse ky është versioni origjinal… Po të jetë ky draft, nuk e di nëse është zyrtar, mund të jetë versioni zyrtar”, ka thënë Muja.

“Qëndrimi jonë nga LVV është se Asociacioni, Zajednica ka qenë i modeluar me aspektin e pushtetit të tretë dhe ekzekutive, një mini Bosnje në Veriun e Kosovës edhe ndoshta edhe në komunat e tjera në jug të vendit”, ka thënë Muja ndër tjerash teksa me vete kishte marrëveshjet për Asociacionin të 2013 dhe 2015.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *