U kapën në flagrancë me drogë, zbulohet identiteti i tre të rinjve që u arrestuan në Vushtrri

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për arrestimin e tre personave në qytetin e Vushtrrisë, të cilët dyshohet se merreshin me shitblerjen e substancave narkotike. Të dyshuarit u kapën në flagrancë nga Policia dhe u vunë menjëherë në pranga.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se të dyshuarit janë:

Selami Zenuni 21-vjeç
Fisnik Zenuni 30-vjeç
Merigon Ademi 22-vjeç
Sinjali mëson se të rinjtë janë kapur në flagrancë duke bërë gati për shpërndarje substancën e dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa narkotikët janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *