Krasniqi në Vushtrri: Qeveria të marrë shembull nga qeverisja e mirë lokale e Ferit Idrizit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Vushtrrisë.Ai së bashku me Kryetarin Ferit Idrizi, kanë ndjekur nga afër punimet e rëndësishme infrastrukturore për transformimin e qytetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përgëzuar Kryetarin Idrizi dhe ekipin e tij për punën e madhe në transformimin e qytetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Postimi i plotë:

Kryetari Ferit Idrizi dhe ekipi i tij po përmbushin një nga një premtimet e dhëna qytetarëve të Vushtrrisë. Projektet e shumta infrastrukturore dhe mbështetja e kategorive të ndryshme sociale nga qeverisja lokale, janë dëshmi e modelit të mirë qeverisjes së PDK-së, e cila kryen punë dhe e mban fjalën. Jam shumë i kënaqur me përgjegjësinë dhe përkushtimin e gjithë ekipit për t’u shërbyer qytetarëve të kësaj komune. Këtë model të qeverisjes, kredibile e të aftë, që kaq shumë po i mungon sot Kosovës, PDK do ta jetësoj edhe në nivelin qendror.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *