Daily Archives: December 6, 2023

Krasniqi thotë se ende s’ka kërkesë për peticion për largimin e kryetarëve veriorë, tregon hapat që duhet ndjekur

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka ritheksuar se nisma e qytetarëve në Komunat e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit për inicimin e procedurave për largimin e kryetarëve të këtyre komunave nuk është drejtuar zyrtarisht tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal. Sipas Krasniqit, kjo nismë kërkon njohuri praktike, derisa theksoi se për këtë çështje po ndërmerren të …

Më Shumë

Krasniqi në Vushtrri: Qeveria të marrë shembull nga qeverisja e mirë lokale e Ferit Idrizit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Vushtrrisë.Ai së bashku me Kryetarin Ferit Idrizi, kanë ndjekur nga afër punimet e rëndësishme infrastrukturore për transformimin e qytetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përgëzuar Kryetarin Idrizi dhe ekipin e tij për punën e madhe në transformimin e qytetit dhe …

Më Shumë

Mbi 4 mijë automjete me targa të paligjshme regjistrohen në RKS

Nga data 1 nëntor e deri më sot janë regjistruar në RKS gjithsej mbi 3 mijë e 250 automjete që më parë ishin regjistruar nga autoritetet serbe me akronimet e qyteteve të Kosovës, si KM, PR etj. Nëse kësaj i shtohen edhe 800 automjete të regjistruara nga vitet paraprake, atëherë numri i përgjithshëm i automjeteve të regjistruara në RKS kap …

Më Shumë

Konfiskohet një motobarkë – dyshohet se ishte e Radoiçiqit

Një motobarkë është konfiskuar sot nga Policia e Kosovës në Zveçan.Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.Ai ka thënë se kjo motobarkë dyshohet që i takon ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Më Shumë

Krimi ndaj ëshrave të dëshmorve në Polac Drenic

Ketu ishin te varrosur mbi 200 dëshmor, ne mesin e tyre edhe motra ime Luljeta Shala, disa vite mê parë këta u zhvarrosen me bager duke i lënë një pjes te madhe të eshrave në këtë vend, ky është krimi me ç’njerzor qe mundet me bere nje shtet ne liri ndaj atyre qe na sollen lirin, keta nuk e kane …

Më Shumë

U kapën në flagrancë me drogë, zbulohet identiteti i tre të rinjve që u arrestuan në Vushtrri

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për arrestimin e tre personave në qytetin e Vushtrrisë, të cilët dyshohet se merreshin me shitblerjen e substancave narkotike. Të dyshuarit u kapën në flagrancë nga Policia dhe u vunë menjëherë në pranga. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se të dyshuarit janë: Selami Zenuni 21-vjeçFisnik Zenuni 30-vjeçMerigon Ademi 22-vjeçSinjali mëson se të …

Më Shumë

Tre persona rrihen keq mes vete në Mitrovicë, bëhen në spital

Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. Në një ngatërresë u përfshinë dje edhe disa të rinj në Mitrovicë, të cilët dyshohet se u rrahën keq mes vete. Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur …

Më Shumë

Një shtëpi përfshihet nga flakët në Viti, lëndohen katër persona

Katër persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, si pasojë e një zjarri që kaploi një shtëpi në fshatin Verban të Vitisë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, ndërsa të lënduarit pas tretmanit janë liruar për në shtëpi, raporton Klankosova.tv. Rastin për Klankosova.tv e  ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se në …

Më Shumë