Pse kaq shumë vija në rrugën kryesore të Mitrovicës? – kjo foto sqaron gjithçka

Sot ka nisur sinjalizimi i rrugës kryesore të Mitrovicës, pasi u asfaltua.

Menjëherë kanë nisur pyetjet për trakat e shumta, pasi ende nuk janë përfunduar tërësisht, shkruan “KosovaLajm”.

Kjo po ndodh pasi ende nuk janë shenjuar parkingjet dhe shtegu i bicikletave.

Fotografia e projektit e tregon në detaje. Aty parashihet një korsi vetëm për vetura, një tjetër korsi e kombinuar për vetura dhe bicikleta(ku kanë përparësi bicikletat), si dhe një pjesë për parkingje anësore.

Kujtojmë se projekti ende nuk ka përfunduar dhe ende po punohet që të kompletohet.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *