“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” – Fillon protesta në Prishtinë
18:10
Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” ka filluar protesta kundër vrasjeve dhe dhunës ndaj grave.
Kjo protestë vjen disa ditë pas vrasjes mizore të Liridona Ademajt e cila dyshohet se u vra me urdhër të burrit të saj i cili tashmë ndodhet në paraburgim.
Protesta po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë dhe sipas pamjeve të siguruara nga Media10 qytetarët po i bashkohen protestës me thirrjet kundër vrasjeve dhe dhunës ndaj grave.