Në Vushtrri po “lulëzojnë” parat e falsifikuara, policia konfiskon sasi të madhe të monedhës 2 euro

Prishtinë-Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit ka konfiskuar para false në Lipjan dhe Vushtrri.

“Sheshi Adem Jashari, Lipjan 04.12.2023-14:40. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se një klient ka deponuar në bankë 181 monedha të metalta nga dy (2) €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti i hetimeve në vendin e ngjarjes ka sekuestruar monedhat e dyshuara”, thuhet në raportin 24-orsh të PK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Vushtrri.

“Rr. Ismail Qemali, Vushtrri 01.12.2023-16:30. Me datë 04.12.2023 ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar se gjatë deponimit të pazarit ditor të një biznesi nga dëshmitari mashkull kosovar, janë hasur 314×2 € dhe 2×1 €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminime të mëtejshme”, thuhet në raport.

Rastet vazhdojnë të hetohen nga policia.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *