Zyberaj: Naimi punoi me ne, Behgjet Pacolli i ndihmoi kur kishte probleme shëndetësore

Bashkëpunëtori i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, tha se është shokuar me vrasjen makabre të Liridona Ademajt, teksa për Naim Murselin pohoi se ka qenë tip që imponohet.

Ai në Pressing në T7 tha se kontaktet me Naim Murselin kanë ardhë kur ai kishte nevojë për ndihmë mjëksore dhe të njëjtën e kishte marrë nga ish-presidenti Behgjet Pacolli, tha ai.

Detaje të reja për vrasjen e Liridona Ademajt: Granit Plava sillej në obor…
“Ka pasë nevojë për ndihmë mjekësore, ka pas komplikim shëndetësor dhe z.Pacolli me mundësitë e veta është mundu dhe krejt rastësisht ka ardhë nëpërmjet njerëzve, dhe i ka ndihmu”, tha Zyberaj.

“Ka qenë njohës i IT-së dhe ka kërku të jetë pjesë e ekipit dhe ky ka qenë fillimi. Ka qenë tip i imponushëm”, tha Zyberaj për Naim Murselin, në Pressing, transmeton Express.

“Ai ka punu me ne, ai ndan foto me krejt elitën politike, shoqërore e artistike. Mënyra qysh e kreu aktin në mënyrë tinëzare ashtu paska qenë edhe kamuflimi i tij”, tha ai.

“Asnjëherë nuk kemi vërejtë shenja te ai njeri që ka potencial të tillë kriminal. Fundja nuk paska vërejt as bashkëshortja e tij, e cila e pësoi nga personi i cili ndoshta do të duhej të ishte mbrojtësi kryesor i jetës dhe pasurisë së tyre”, u shpreh Zyberaj.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *