Universiteti i Mitrovicës në “fund të pusit’: Nuk akreditohen drejtimet Master ndërsa drejtuesit shpallin konkurs për bursa pa ekszistuar drejtimet

Se çka po ndodhë me Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe trajtimi e serioziteti që kanë udhëheqësit e këtij institucioni “akademik” tregon një vendim i fundit nga Këshilli Drejtues.

Ky organ që konsiderohet më i larti nuk e di e as cilat drejtime funksionojnë në UIBM.

Në mbledhjen e fundit të thirrur nga katër anëtarë me kërkesës të “rektores” Merita Shala, e cila nuk po pranohet nga Ministria e Arsimit, kanë marrë vendim për hapjen e konkursit për bursa.

Por në këtë vendim shkruhet se për bursa mund të aplikojnë edhe studentët e niveli Master në Ekonomik, Jurdik e Edukim, me notën mesatare 9-të ndërsa aty shkruhet se bursa mund të marrin edhe studentët e Masterit në FIMK por ky drejtim ka disa vite që i mungon ky nivel i studimeve për shkak të mungesës së stafit, poashtu e dhimbshme është edhe fakti se Masteri mungon edhe në FTU, drejtimi Teknologji Ushqimore, aty ku është edhe ish rektori Alush Musaj.

Në realitet këto drejtime në nivelin Master nuk ekszistojnë fare pasi nuk janë akredituar dhe hapja e konkursit ka ndodhur edhe në prezencë të sekretarit Avdyl Beqiri dhe zyrtarit Burim Hasani.

Ky vendim i nxjerrur tregon edhe njëherë seriozitetin nga ky nivel “akademik” që po i bën Universitetit “Isa Boletini”.

Ndryshe ky institucion njihet më shumë për skandale se për ndonjë të arritur të madhe.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *