Mjekësia Familjare në QKMF-në e Mitrovicës është mbingarkuar me pacientë.
Qytetarë të shumtë po vizitojnë mjekun për shkak të përhapjes së gripit sezonal, shkruan Jepi zë.
Koridoret e pritjes janë të mbushur me pacientë të moshave të ndryshme qysh nga orët e mëngjesit deri natën vonë.
Por tani numri i pacientëve për mjekët e mjekësisë familjare është rritur edhe më shumë, pasi Pediatria nuk po i pranon të gjithë fëmijët për ekzaminime mjekësore.
Përveç fëmijëve që kanë moshën nën 6 vjeç mund të kontrollohen nga pediatri, ndërsa mishat tjera udhëzohen tek mjeku i mjekësisë familjare në QKMF-në kryesore.
Ky numër i madh ka rritur edhe volumin e punës, ndërsa numri i pacientëve vetëm po shkon duke u rritur edhe pas lejimit të marrjes së infuzioneve./Jep ze