Flet pronari i institucionit mikrofinanciar që u grabit sot: Si t’i bindë punëtorët të vijnë në punë?

Një institucion mikrofinanciar është grabitur sot në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Një person ka hyrë nën kërcënimin e armës dhe ka arritur të grabis një shumë parash.

Lidhur me rastin ka folur pronari, Nexhat Uka.

Uka tha për Klankosova.tv se nga ky rast nuk ka të lënduar.

Sipas tij anë grabitur 330 euro.

Ai u shpreh i shqetësuar për sigurinë.

“Nuk është çështja tek 330 euro, por tek siguria. Si t’i bindi punëtorët të vijnë në punë ditëve në vijim”, tha Uka për Klankosova.tv

“Për fat të lënduar nuk pat, por s’po dijmë si ta bëjmë zgjidhjen. A qëndrohet kështu?”, theksoi ai.

“Çfarë sigurie me ju ofrua? punëtorëve, njerëzve”, shtoi Uka.

Në lidhje me rastin, Klankosova.tv ka pyetur edhe në policinë e Kosovës por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë ndonjë përgjigje./Klankosova

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *